Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtëpia e Bardhë hap llogari zyrtare në TikTok, mes pasigurive për të ardhmen e aplikacionit

Teknologji  |  20.08.2025 Ora 8:20   

Shtëpia e Bardhë ka lançuar zyrtarisht një llogari në TikTok, në një kohë kur aplikacioni vazhdon të përballet me pasiguri ligjore në Shtetet e Bashkuara. Ligji i miratuar vitin e kaluar kërkon që kompania kineze ByteDance ta shesë platformën një blerësi amerikan ose të ndalohet, ndërsa afati i fundit është 17 shtatori.

Presidenti Donald Trump ka shtyrë disa herë afatin e këtij ligji, duke e bërë të mundur që TikTok të mbetet i qasshëm për 170 milionë përdorues amerikanë. Hapja e llogarisë së parë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë shihet si një sinjal se aplikacioni do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës mediatike dhe politike amerikane.

Postimi i parë përmbante një video të presidentit Trump, e cila shoqërohej me mbishkrimin: “America we are BACK! What’s up TikTok?”. Llogaria arriti mbi 20 mijë ndjekës brenda pak orësh.

Megjithatë, shqetësimet për sigurinë kombëtare mbeten në qendër të debatit, pasi qeveria amerikane druhet se të dhënat e përdoruesve mund të jenë të qasshme për autoritetet kineze.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing