Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Karriera e Sydney Sweeney ka kaluar në një rrugëtim të pasur me role të ndryshme, nga serialet ikonike Euphoria dhe The White Lotus, tek filmat Reality, Anyone But You, Madame Web dhe Immaculate. Por jo gjithmonë publiku ka qenë në anën e saj – shumë nga projektet e fundit nuk kanë marrë pritje pozitive.
Filmi i ri Americana, i shkruar dhe drejtuar nga Tony Tost, ka shënuar një kthesë pozitive. Me një vlerësim 76% nga audienca në Rotten Tomatoes dhe mbi 50 komente të verifikuara, filmi është cilësuar si origjinal, me personazhe të veçantë dhe me një performancë të fuqishme nga Sweeney. Kritika e ka vlerësuar me 67%, ndërsa krahasimet me Quentin Tarantino dhe vëllezërit Coen nuk kanë munguar.
Edhe pse Americana nuk ka gjeneruar të ardhura të larta në kinema, duke arkëtuar më pak se 500 mijë dollarë, ai konsiderohet një hap i madh për aktoren, duke treguar se zgjedhjet e saj artistike po fillojnë të japin fryte.