Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuniteti shqiptar në Zvicër është një ndër historitë më të suksesshme të integrimit në Evropë. Nga rreth 150 mijë shqiptarë që u vendosën në vitet e ’90-ta, kryesisht si pasojë e luftës në Kosovë, sot numri i tyre ka kaluar 300 mijë.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Bernë dhe raportimeve të mediave zvicerane, shqiptarët janë ndër komunitetet më të rëndësishme në Zvicër, duke dhënë kontribut të madh në ekonomi, politikë dhe kulturë.
Në mesin e 1 milion milionerëve që ka Zvicra, mbi 3 mijë janë shqiptarë, shumica nga Kosova. Ata posedojnë mbi 10 mijë kompani që funksionojnë me sukses, prej të cilave mbi 6 mijë në zonat gjermanisht-folëse.
Po ashtu, mbi 100 mijë shqiptarë tashmë kanë edhe pasaportë zvicerane, duke u bërë pjesë e rëndësishme e shoqërisë helvetike. Remitencat mbeten gjithashtu një faktor kyç, pasi çdo vit mbi një miliard euro dërgohen drejt Kosovës, ku Zvicra renditet e dyta pas Gjermanisë për dërgesa.
Ky transformim i shqiptarëve nga refugjatë në sipërmarrës, milionerë dhe figura politike në Zvicër e Kosovë, shihet sot si një shembull i qartë i integrimit dhe i ndikimit pozitiv të diasporës shqiptare.