Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Njerëzit që janë 'alergjikë' ndaj njerëzve të tjerë

Të Tjera  |  22.08.2025 Ora 8:06   

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah një dukuri tepër të rrallë: disa njerëz përjetojnë reaksione alergjike serioze ndaj partnerëve të tyre. Këto raste mund të manifestohen nga skuqje e djegie të forta në lëkurë, deri tek reaksione kërcënuese për jetën si anafilaksia.

Rasti më i njohur është ai i alergjisë ndaj spermës, i njohur si semenal plasma hypersensitivity. Simptomat shfaqen menjëherë pas kontaktit, shpesh duke shkaktuar dhimbje të forta ose djegie, ndërsa në raste më të rënda pacientët rrezikojnë edhe bllokim të frymëmarrjes.

Ekspertët theksojnë se fenomeni është ende pak i studiuar, dhe shpesh keqdiagnostikohet. Trajtimi përfshin përdorimin e prezervativëve, antihistaminave, apo në raste të caktuara, procedura mjekësore për desensibilizim gradual.

Përveç spermës, janë raportuar raste alergjie edhe ndaj lëngjeve vaginale, pështymës (për shkak të alergeneve nga ushqimet), apo madje edhe ndaj erës trupore të partnerit. Këto dukuri jo vetëm që prekin shëndetin, por edhe krijojnë sfida emocionale dhe praktike në marrëdhënie.

Edhe pse duket si diçka e pamundur, specialistët po theksojnë se është koha për më shumë studime mbi këtë fenomen, për të ofruar trajtime dhe për t’i dhënë zë pacientëve që shpesh nuk merren seriozisht nga mjekët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing