Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bradley Cooper rikthehet pas suksesit të filmit “Maestro” me projektin e ri “Is This Thing On?” që do të shfaqet më 19 dhjetor nga Searchlight Pictures. Filmi ka premierën botërore më 10 tetor në Festivalin e Filmit në New York dhe vjen si një komedi e bazuar në jetën e komedianit britanik John Bishop.
Historia ndjek Alex (Will Arnett) dhe Tess (Laura Dern) ndërsa përballen me divorcimin dhe ndryshimet në karrierë. Alex vendos të bëhet komedian stand-up, duke sjellë situata komike dhe momente të papritura. Bradley Cooper, i cili gjithashtu bashkë-shkroi skenarin me Arnett dhe Mark Chappell, do të jetë edhe në rolin e regjisorit. Në kast janë gjithashtu Andra Day, Sean Hayes, Amy Sedaris dhe Ciarán Hinds.
Filmi shërben si një pasqyrë e jetës së mesme dhe përpjekjeve për të gjetur drejtimin e duhur, duke kombinua humorin me emocione të thella. Cooper e përshkruan si “jo një krizë e jetës së mesme, por një katharsis të jetës së mesme”.