Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjykata Supreme e Indisë ndryshon vendimin për qentë endacakë: sterilizim, jo mbyllje masive

Të Tjera  |  25.08.2025 Ora 8:00   

Pas javësh të tëra polemikash, Gjykata Supreme e Indisë ka modifikuar vendimin e saj për qentë endacakë në New Delhi dhe më gjerë. Vendimi fillestar, i shpallur më 12 gusht, urdhëronte që të gjithë qentë e rrugës të mblidheshin dhe të mbylleshin përgjithmonë në strehimore, pas rasteve të rënda të sulmeve ndaj njerëzve, përfshirë edhe raste fatale me fëmijë.

Ky urdhër shkaktoi panik, pasi India, me një popullatë të vlerësuar prej 62 milionë qenësh endacakë, nuk ka kapacitet as infrastrukturë për një operacion të tillë. Organizatat e mirëqenies së kafshëve e cilësuan vendimin të papranueshëm dhe mijëra qytetarë protestuan në qytete të ndryshme të vendit.

Të premten, një trup gjykues prej tre gjyqtarësh pezulloi urdhrin fillestar dhe sqaroi: qentë endacakë do të sterilizohen dhe imunizohen kundër sëmundjeve si rabi, pastaj do të kthehen në zonat e tyre. Vetëm qentë e sëmurë ose tepër agresivë do të mbahen në strehimore. Gjykata po ashtu ndaloi shpërndarjen e ushqimit në publik, duke kërkuar krijimin e zonave të posaçme për ushqyerjen e tyre.

Njohësit e fushës e cilësojnë këtë një vendim më realist, edhe pse zbatimi mbetet i vështirë në një vend ku ritmet e shumimit të qenve janë më të shpejta se kapacitetet e sterilizimit. India vazhdon të përballet me dilemat mes humanizmit, traditës së respektit për kafshët dhe frikës nga siguria publike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing