Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dy kompani të Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI në një gjykatë federale në Teksas, duke i akuzuar për bashkëpunim të paligjshëm që, sipas tyre, dëmton konkurrencën në tregun e inteligjencës artificiale.
Padia vë në shënjestër vendimin e Apple për të integruar chatbot-in ChatGPT në sistemet operative të iPhone, marrëveshje e cila, sipas Musk, i ka dhënë OpenAI një përparësi të padrejtë në App Store dhe ka kufizuar rivalët në fushën e gjenerimit të AI.
OpenAI e ka përshkruar këtë padi si pjesë e një modeli të vazhdueshëm të sulmeve të Musk, ndërsa Apple nuk ka komentuar ende mbi akuzat.
Musk dhe Sam Altman, drejtuesi aktual i OpenAI, e themeluan së bashku kompaninë në vitin 2015, por rrugët e tyre janë ndarë me akuza të ashpra. Me lansimin e kompanisë xAI dhe chatbot-it të tij Grok, Musk synon të sfidojë dominimin e OpenAI, që kontrollon rreth 80% të tregut amerikan të chatbot-ëve gjenerativë.
Kjo padi i shtohet listës së gjatë të betejave ligjore që përfshijnë gjigantët e teknologjisë, përfshirë proceset për monopole kundër Google dhe praktikat e App Store të Apple.