Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prime Video është përballur me një padi kolektive në një gjykatë federale në Washington, SHBA. Padia akuzon platformën për mashtrim ndaj konsumatorëve, pasi filmat që ata “blejnë” nuk janë pronë e tyre, por vetëm një licencë për shikim. Nëse Amazon humb të drejtat për shpërndarjen e një filmi, përdoruesit mund të humbin aksesin ndaj përmbajtjes edhe pse e kanë paguar.
Ky problem ka ngritur shqetësime më të gjera për natyrën e përkohshme të blerjeve digjitale, jo vetëm në Prime Video, por edhe në shërbime të tjera. Një rast i ngjashëm u pa në vitin 2023, kur përdoruesit humbën qasjen në lojën “The Crew” pasi kompania Ubisoft mbylli serverët.
Ekspertët theksojnë se, ndonëse blerja e filmave online ofron lehtësi dhe akses të menjëhershëm, ajo nuk garanton pronësi të përhershme. Për shumë konsumatorë, kjo është një arsye më tepër për t’iu kthyer blerjes së kopjeve fizike, të cilat mbeten të sigurta dhe të qëndrueshme.