Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studim i LinkedIn: Të rinjtë më pesimistët për karrierën, AI po ndryshon gjithçka

Të Tjera  |  27.08.2025 Ora 7:48   

Një sondazh i realizuar nga platforma LinkedIn me afro gjysmë milioni pjesëmarrës gjatë pesë viteve të fundit tregon se të rinjtë janë grupmosha më pesimiste për karrierën e tyre.

Që nga viti 2023, vendet e punës për pozita fillestare kanë rënë me mbi 35% në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë më të vështirë për të diplomuarit e rinj të hyjnë në tregun e punës. Për më tepër, 63% e drejtuesve ekzekutivë pranojnë se Inteligjenca Artificiale do të marrë përsipër një pjesë të konsiderueshme të detyrave që deri më tani kryheshin nga punëtorët në fillim të karrierës.

Sipas Aneesh Raman, drejtor i mundësive ekonomike në LinkedIn, kjo situatë është një “stuhi e përsosur”: një kombinim mes pasigurive ekonomike dhe ndikimit të hershëm të AI-së. Ai thekson se rruga e karrierës nuk është më e parashikueshme si dikur, por më dinamike. Në vend që një diplomë të garantojë një punë, punëdhënësit tashmë kërkojnë aftësi shtesë – nga mendimi etik e kreativiteti deri te përshtatshmëria dhe përvoja personale.

Edhe profesione që deri dje shiheshin si të paprekshme, si shkenca kompjuterike, po përjetojnë ndryshime të mëdha. Sipas të dhënave të LinkedIn, deri në vitin 2030, rreth 70% e përmbajtjes së një pune mesatare do të ketë ndryshuar.

Megjithatë, ekspertët e shohin këtë periudhë jo vetëm si sfidë, por edhe si mundësi. Ndërsa disa kompani mund të fokusohen në ulje të vendeve të punës, të tjerat pritet të kërkojnë tek të rinjtë pikërisht atë që AI nuk e zëvendëson: ide të reja, energji dhe kreativitet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing