Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjykata amerikane gjobit Google me 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë

Teknologji  |  04.09.2025 Ora 7:51   
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar Google të paguajë 425 milionë dollarë (316 milionë funta) për shkelje të privatësisë së përdoruesve. Rasti u ngrit pas akuzave se kompania ka vazhduar të mbledhë të dhëna nga miliona përdorues edhe pasi ata kishin fikur opsionin e gjurmimit Web & App Activity.

Procesi gjyqësor, i nisur në vitin 2020, ka përfshirë rreth 98 milionë përdorues dhe 174 milionë pajisje. Pala paditëse kishte kërkuar mbi 31 miliardë dollarë dëmshpërblim, por gjykata përcaktoi shumën prej 425 milionësh.

Në reagimin e saj, Google tha se vendimi "e keqkupton mënyrën se si funksionojnë produktet tona" dhe se do të apelojë. Kompania pretendon se përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi privatësinë e tyre, edhe në rastet kur të dhënat grumbullohen nga aplikacione të palëve të treta përmes Google Analytics.

Në të njëjtën javë, aksionet e kompanisë mëmë të Google, Alphabet, u rritën mbi 9% pasi një gjykatës tjetër amerikan vendosi që Google mund të mbajë shfletuesin Chrome, por duhet të ndajë informacion me konkurrencën.

Ky vendim shënon një tjetër goditje ligjore për gjigantin e teknologjisë, i cili tashmë përballet edhe me procese të tjera të lidhura me monopol dhe reklamimin dixhital.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing