Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Weapons hyn në listën e 25 filmave horror më fitimprurës të të gjitha kohërave

Film  |  08.09.2025 Ora 8:10   
Filmi i ri horror Weapons, i publikuar më 8 gusht, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arkën filmike botërore. Vetëm brenda një muaji, filmi ka grumbulluar 251.5 milionë dollarë, duke kaluar buxhetin prej 38 milionë dollarësh më shumë se gjashtëfish.

Ky sukses e ka bërë filmin pjesë të listës së 25 horrorëve më fitimprurës të të gjitha kohërave, duke kaluar klasikët si The Ring (248.2 milionë $) dhe The Blair Witch Project (248.3 milionë $). Aktualisht Weapons ndodhet në vendin e 25-të, me gjasë që së shpejti të tejkalojë edhe fitimet e filmave Get Out dhe Halloween.

Megjithatë, konkurrenca në këtë zhanër është e fortë, pasi The Conjuring: Last Rites, i publikuar më 5 shtator, ka hyrë fuqishëm me 177 milionë dollarë vetëm gjatë hapjes së fundjavës.

Pavarësisht sfidës, Weapons tashmë ka shkruar emrin e vet në historinë e horror-it modern, duke dëshmuar se edhe filmat origjinalë – jo vetëm vazhdimet e njohura – mund të arrijnë majat e box office.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing