Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi më i ri i frikshëm The Conjuring: Last Rites ka shënuar një debutim historik në arkën botërore të kinemasë. Vetëm brenda tre ditësh nga publikimi më 5 shtator, filmi ka arritur 187 milionë dollarë fitime globale, duke shënuar hapjen më të madhe të gjithë universin Conjuring dhe të vitit 2025 për zhanrin horror.
Nga kjo shumë, 83 milionë dollarë janë fituar në kinematë e SHBA-ve, duke e bërë këtë hapjen e tretë më të madhe ndonjëherë për një film horror. Ndërkohë, jashtë SHBA-ve filmi solli 107 milionë dollarë, shifër që thyen rekordin e mëparshëm të mbajtur nga It: Chapter Two (92 milionë dollarë), duke u bërë kështu debutimi ndërkombëtar më i madh për një film horror në histori.
Edhe pse recensionet nuk janë të larta – me vetëm 56% vlerësim në Rotten Tomatoes, që është nota më e ulët për një film të linjës kryesore Conjuring – filmi pritet të vazhdojë rrugën drejt majave të box office. Ai ka nevojë vetëm për 19.4 milionë dollarë të tjerë për të kaluar fitimet e The Conjuring: The Devil Made Me Do It (2021).
Suksesi i menjëhershëm tregon se The Conjuring: Last Rites ka potencial të bëhet një nga më të mëdhenjtë e francizës, duke forcuar edhe më shumë pozitën e Conjuring Universe si një prej sagave horror më fitimprurëse të kinemasë.