Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Channing Tatum pendohet për rolin e humbur në “Beauty and the Beast”

Film  |  11.09.2025 Ora 8:23   
Aktori i njohur i Hollywood-it, Channing Tatum, ka zbuluar se një nga pengjet më të mëdha të karrierës së tij është refuzimi i rolit të Bishës në një version të “Beauty and the Beast” që do të realizohej nga regjisori i njohur Guillermo del Toro.

Në një intervistë për Vanity Fair, Tatum tha se projekti iu ofrua në kohën kur sapo ishte bërë baba dhe ishte i angazhuar me një film tjetër që, sipas tij, “po e shkatërronte”. Për këtë arsye, ai vendosi të mos e pranonte rolin.

“Është gabimi më i madh i karrierës sime, sepse unë jam fans i madh i Guillermo-s, dhe mendoj se versioni i tij i ‘Beauty and the Beast’ do të ishte filmi më i jashtëzakonshëm ndonjëherë,” tha aktori.

Megjithatë, edhe vetë projekti nuk u realizua kurrë. Filmi i animuar i vitit 1991 nga Disney mbetet versioni më i njohur, ndërsa refuzimi i Tatum tregon se edhe yjet e Hollywood-it e kanë të pamundur t’i kapin të gjitha mundësitë që u dalin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing