Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorja amerikane Sydney Sweeney interpreton boksieren legjendare Christy Martin në filmin e ri biografik “Christy”, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Toronto dhe do të dalë në kinema më 7 nëntor.
I bazuar në ngjarje të vërteta, filmi tregon historinë e një vajze nga një qytet i vogël i West Virginias, që arrin të bëhet një emër i madh në botën e boksit. Nën drejtimin e trajnerit dhe më vonë bashkëshortit të saj, Jim, Martin fitoi famë dhe respekt në ring, por paralelisht u përball me sfida të rënda personale dhe dhunë në familje.
Regjinë e filmit e ka bërë David Michôd, i cili gjithashtu ka bashkë-shkruar skenarin. Për rolin e saj, Sweeney është stërvitur me një trajner boksi disa muaj rresht, deri në tre seanca në ditë, për të sjellë sa më realisht figurën e Christy Martin.
Kritikët e The Hollywood Reporter e kanë përshkruar filmin si një “histori frymëzuese sportive që shndërrohet në një portret të guximshëm të dhunës në familje”. Performanca e Sweeney ka ndezur diskutime për një nominim të mundshëm për Oscar, ndërsa aktorja Merritt Wever është cilësuar si “arma sekrete” e filmit.