Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Henry Cavill lëndohet - ribërja e “Highlander” shtyhet për vitin 2026

Film  |  12.09.2025 Ora 8:21   

Ribërja e filmit klasik të vitit 1986, “Highlander”, me Henry Cavill në rolin kryesor, është shtyrë për shkak të një lëndimi të aktorit gjatë fazës së përgatitjeve.

Regjisori Chad Stahelski, i njohur për suksesin e “John Wick”, ka konfirmuar se xhirimet nuk do të nisin këtë muaj siç ishte planifikuar, por do të zhvendosen për vitin 2026. Ende nuk dihen detaje për lëndimin e Cavill-it apo shkallën e tij, por studioja ka vendosur të presë rikuperimin e plotë të aktorit.

Projekti “Highlander” ka qenë në zhvillim që nga viti 2016 dhe tashmë pritet të ketë vonesa të tjera, duke e shtyrë premierën e mundshme deri në vitin 2028 ose 2029. Kjo shtyrje gjithashtu mund të shkaktojë përplasje në oraret e aktorëve të kastit, ku përmendet edhe Russell Crowe.

Pavarësisht pengesave, fakti që produksioni është i vendosur ta presë Henry Cavill-in shihet si një garanci për cilësinë e projektit, pasi aktori njihet për përkushtimin e tij maksimal dhe për dëshirën që të realizojë vetë shumë prej skenave të aksionit. Fansat mbeten të zhgënjyer, por pritja pritet të shpërblehet me një version spektakolar të “Highlander”-it.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing