Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina nis fushatë për të censuruar “negativitetin” në internet

Bota  |  24.09.2025 Ora 8:13   

Autoritetet kineze kanë nisur një fushatë dy-mujore në rrjetet sociale dhe platformat e transmetimit online për të kufizuar përhapjen e përmbajtjeve pesimiste dhe nihiliste.

Sipas njoftimit të Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, janë identifikuar postime që “egzagjerojnë rastet negative”, “nxisin ndjenja dëshpërimi” ose “shpërndajnë frikë e armiqësi”, të cilat do të fshihen. Po ashtu, u kërkohet qytetarëve që të raportojnë raste të tilla.

Kjo fushatë vjen në një kohë kur Kina përballet me sfida të mëdha ekonomike: rënie të konsumit, prodhimtarisë industriale dhe papunësi rekord tek të rinjtë, që arriti në 18.9% në muajin gusht. Këto probleme kanë nxitur edhe fenomene sociale në internet si “lying flat” (shtrirë dhe i dorëzuar) apo së fundmi “rat people” – të rinj që zgjedhin të mbyllen në shtëpi, duke shmangur aktivitetet sociale.

Ekspertët thonë se ndonëse censura mund të ndryshojë tonin e diskutimeve online, pak gjasa ka të ndryshojë realitetin e vështirë ekonomik që i ushqen këto ndjenja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing