Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Netflix dhe aktorja Millie Bobby Brown pritet të sjellin në ekran historinë e gjimnastes amerikane Kerri Strug, një nga figurat më ikonike të Lojërave Olimpike. Sipas raportimeve të “Deadline”, Brown është në negociatat finale për të interpretuar Strug në filmin Perfect, me regji nga Gia Coppola dhe skenar nga Ronnie Sandahl.
Kerri Strug mbetet e paharruar për performancën e saj në Lojërat Olimpike të vitit 1996, kur ndihmoi ekipin amerikan të fitojë medaljen e artë duke kryer kërcimin me një kyç të këmbës së lënduar – një moment që edhe sot kujtohet në çdo Olimpiadë verore.
Filmi Perfect pritet të nisë xhirimet në pranverën e vitit 2026. Përveç rolit kryesor, Brown do të jetë edhe producente përmes kompanisë së saj PMCA. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me producentët Nik Bower nga Riverstone Pictures dhe Thomas Benski nga Magna Studios.
Ky projekt i shtohet listës së gjatë të bashkëpunimeve mes Brown dhe Netflix, ku përfshihen Enola Holmes 3, komedia romantike Just Picture It dhe sigurisht Stranger Things sezoni i pestë, që do të mbyllë sagën e njohur sci-fi në fund të vitit 2025.