Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas dy dekadash pritjeje, është konfirmuar zyrtarisht vazhdimi i filmit të animuar The Simpsons Movie. Sipas njoftimit të 20th Century Studios, filmi do të publikohet më 23 korrik 2027, duke zënë vendin e një projekti të papublikuar të Marvel-it.
Filmi i parë i The Simpsons, i lansuar në korrik 2007, pati sukses të madh si kritik ashtu edhe komercial, duke arkëtuar mbi 536 milionë dollarë në mbarë botën me një buxhet prej vetëm 75 milionë dollarësh. Në atë histori, qyteti i Springfield përfundoi nën një kupolë gjigante pas një aksidenti të Homerit që ndoti liqenin e qytetit.
Detajet për skenarin e filmit të ri ende nuk janë bërë publike. Megjithatë, producentët dhe krijuesit kanë theksuar se synimi është të sjellin një vazhdim të denjë, jo thjesht një projekt të nxituar. Meqë seriali është ende aktiv dhe tashmë i rinovuar deri në sezonin e 40-të, ekipi duhet të balancojë prodhimin televiziv me cilësinë dhe ambicien e filmit.