Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“The Naked Gun” me Liam Neeson arrin në Paramount+ më 30 shtator

Film  |  30.09.2025 Ora 8:53   

Pas suksesit të madh në kinema, komedia The Naked Gun me Liam Neeson në rolin kryesor do të publikohet më 30 shtator në platformën Paramount+. Filmi, që shënon një ribërje/vazhdim të klasikes së viteve ’80-’90 me Leslie Nielsen, solli në arkëtime mbi 102 milionë dollarë në mbarë botën dhe mori kritika shumë pozitive, duke arritur 88% “Certified Fresh” në Rotten Tomatoes.

Liam Neeson interpreton Frank Drebin Jr., një detektiv i ngathët që përpiqet të zgjidhë një vrasje. Përkrah tij luajnë Pamela Anderson, Paul Walter Hauser, Danny Huston, CCH Pounder dhe Kevin Durand. Filmi është drejtuar nga Akiva Schaffer, i cili ka bashkëshkruar edhe skenarin, ndërsa producent ka qenë Seth MacFarlane.

Publikimi në streaming sjell të gjitha filmat e The Naked Gun nën një çati – të tre filmat klasikë me Leslie Nielsen tashmë mund të shihen në Paramount+, ndërsa janë gjithashtu të disponueshëm falas edhe në PlutoTV. Me këtë, fansat kanë mundësi të shijojnë si versionin e ri, ashtu edhe trilogjinë origjinale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing