Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Raport alarmues: Algoritmi i TikTok-ut sugjeron përmbajtje pornografike për fëmijët

Teknologji  |  03.10.2025 Ora 7:59   

Një raport i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Global Witness ka zbuluar se algoritmi i TikTok-ut sugjeron përmbajtje të seksualizuar dhe pornografi edhe për llogari të hapura si fëmijë 13-vjeçarë.

Sipas hulumtuesve, edhe kur ishte aktivizuar opsioni “restricted mode”, platforma sugjeronte terma kërkimi që çonin në video me përmbajtje seksuale, përfshirë simulime masturbimi dhe madje edhe pornografi të plotë.

TikTok ka deklaruar se ka më shumë se 50 funksione për mbrojtjen e të miturve dhe se nëntë nga dhjetë video që shkelin rregullat hiqen para se të shihen nga përdoruesit. Megjithatë, kur Global Witness përsëriti testimin në korrik dhe gusht të këtij viti, problemet u shfaqën përsëri.

Në korrik 2025, ka hyrë në fuqi ligji i ri për sigurinë online që detyron platformat të përdorin metoda të forta për të ndaluar qasjen e fëmijëve në pornografi dhe përmbajtje të dëmshme. Global Witness thekson se është koha që rregullatorët të veprojnë për të mbrojtur fëmijët.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing