Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjykata në SHBA hedh poshtë padinë për kopertinën e albumit “Nevermind” të Nirvanës

Film  |  03.10.2025 Ora 8:23   
Një gjykatës federal në SHBA ka hedhur poshtë për herë të dytë padinë e ngritur nga Spencer Elden kundër bendit Nirvana dhe të afërmve të tyre. Elden, tashmë 34 vjeç, kishte akuzuar grupin për shpërndarje të pornografisë me fëmijë përmes fotografisë së tij si foshnje në kopertinën e albumit të vitit 1991, Nevermind.

Gjykatësi Fernando Olguin vendosi se fotografia nuk mund të konsiderohet pornografike, duke e krahasuar më shumë me një “foto familjare të një fëmije pa rroba”, sesa me një material të paligjshëm. Ai theksoi se asnjë juri e arsyeshme nuk do ta klasifikonte këtë imazh si pornografi me fëmijë.

Albumi Nevermind, i realizuar me fotografinë e Kirk Weddle, e shfaq Elden-in si foshnje duke notuar drejt një banknote njëdollarëshe të varur në grep. Padia e parë e Elden daton nga viti 2021, por ajo u hodh poshtë fillimisht në vitin 2022 si e parashkruar. Vendimi u rishikua nga Gjykata e Apelit në vitin 2023, por këtë javë gjykata e konfirmoi se pretendimet nuk qëndrojnë.

Avokati i Nirvanës, Bert Deixler, deklaroi se është i kënaqur që ky proces gjyqësor i cilësuar “i pabazë” është mbyllur përfundimisht. Në listën e të paditurve ishin anëtarët e mbijetuar të Nirvanës, Dave Grohl dhe Krist Novoselic, bashkëshortja e Kurt Cobain-it, Courtney Love, si dhe fotografi Kirk Weddle.

Albumi Nevermind mbetet një nga më të shiturit në historinë e muzikës rock, duke shënuar një pikë kthese jo vetëm për Nirvanën, por edhe për gjithë skenën grunge të viteve ’90.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing