Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“The Long Walk” arrin 38 milionë dollarë dhe kalon “The Running Man” në box office

Film  |  03.10.2025 Ora 8:35   

Filmi i ri i bazuar në romanin e Stephen King, “The Long Walk”, ka arritur një tjetër sukses në box office, duke arkëtuar 38.2 milionë dollarë globalisht, duke kaluar kështu adaptimin e vitit 1987, “The Running Man”, i cili përfundoi me 38.1 milionë dollarë.

Filmi, i drejtuar nga Francis Lawrence dhe i shfaqur në kinema që më 12 shtator, tregon një garë të rrezikshme ku adoleshentët duhet të mbajnë një shpejtësi të caktuar ecjeje për të shmangur ekzekutimin. Në kast përfshihen Cooper Hoffman, David Jonsson dhe Mark Hamill.

Edhe pse filmin nuk e nisi si një hit i madh tregtar, me buxhet prej 20 milionë dollarësh, ai ka marrë vlerësime shumë pozitive: 88% nga kritikët në Rotten Tomatoes dhe 85% nga publiku. Ky sukses mund të ndihmojë në promovimin e filmit përmes platformave VOD dhe streaming.

Ekspertët e filmit vlerësojnë se, edhe pse nuk është një super blockbuster, performanca e aktorëve të rinj dhe narrativa e fortë e Stephen King mund ta bëjnë “The Long Walk” një film që rritet në popullaritet me kalimin e kohës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing