Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ky është filmi i nëntë i universi “The Conjuring”, që përfshin edhe tri filma “Annabelle” dhe dy “The Nun”, dhe pritet të jetë projekti i fundit me çiftin e famshëm të demonologëve Ed dhe Lorraine Warren, të interpretuar nga Patrick Wilson dhe Vera Farmiga.
Sipas Warner Bros., filmi ka fituar 167.8 milionë dollarë në tregun amerikan dhe 290.4 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare. Me këtë rezultat, “The Conjuring: Last Rites” është filmi horror më i suksesshëm i vitit 2025 dhe filmi i 11-të më i shikuar në botë, pa dallim zhanri.
Warner Bros. tashmë mban rekordin me disa nga filmat më të suksesshëm horror të dekadës, përfshirë “The Nun”, “The Conjuring 2” dhe filmin origjinal të vitit 2013 që nisi këtë univers kinematografik.