Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Daredevil: Born Again” po rikthehet fuqishëm - përfundon Sezoni 2, ndërsa Sezoni 3 është tashmë në plan

Film  |  06.10.2025 Ora 8:09   
Pas premierës së suksesshme në pranverën e këtij viti, seriali “Daredevil: Born Again” në platformën Disney+ po vazhdon historinë e superheroit Matt Murdock me ritme të shpejta. Prodhimi i Sezonit 2 ka përfunduar, ndërsa Sezoni 3 është tashmë konfirmuar dhe pritet të nisë xhirimet në pranverën e ardhshme.

Në sezonin e ri, Murdock do të përballet me një Wilson Fisk (Vincent D’Onofrio) shumë më të fuqishëm, i cili tashmë ka nën kontroll New York-un përmes një njësie të posaçme kundër vigilentëve. Producenti Jesse Wigutow ka theksuar se sezoni i dytë do të jetë më i madh dhe më intensiv — me më shumë aksion, emocione dhe përballje dramatike mes dy rivalëve kryesorë.

Seriali do të sjellë rikthimin e disa prej personazheve të dashur për publikun, përfshirë Jessica Jones (Krysten Ritter) dhe The Punisher (Jon Bernthal), duke bashkuar përsëri disa prej figurave ikonike të Marvel-it në një histori të errët dhe të fuqishme.

Sipas Wigutow, pas vështirësive të sezonit të parë — që ishte rikonceptuar nga e para për të ruajtur lidhjen me versionin origjinal të Netflix-it — ekipi ka arritur të krijojë një vizion të qartë dhe koherent për vazhdimin.

Sezoni i dytë i “Daredevil: Born Again” pritet të publikohet në pranverën e vitit 2026, ndërsa për fansat e zhanrit sci-fi, Jesse Wigutow po punon gjithashtu në filmin “Tron: Ares”, që do të dalë në kinema më 10 tetor 2025.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing