Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i shumëpritur “A Minecraft Movie 2” ka marrë zyrtarisht datën e publikimit. Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e filmit në X (ish-Twitter), vazhdimi i hitit të vitit 2025 do të shfaqet në kinema më 23 korrik 2027.
Pjesa e parë e filmit, e bazuar në lojën e famshme “Minecraft”, u publikua më 4 prill dhe është aktualisht filmi i tretë më fitimprurës i vitit, me mbi 957 milionë dollarë të ardhura në mbarë botën.
Regjisori Jared Hess (“Napoleon Dynamite”, “Nacho Libre”) do të rikthehet për ta drejtuar edhe pjesën e dytë, ndërsa skenari do të bashkë-shkruhet nga Chris Galletta. Ende nuk është konfirmuar nëse Jack Black, Jason Momoa, apo aktorët e tjerë të pjesës së parë do të jenë pjesë e projektit.
Warner Bros ka vendosur që filmi i dytë të dalë në mesin e sezonit veror të 2027-ës, një periudhë shumë e fortë për kinema, ku pritet të dalin edhe “The Simpsons Movie 2” dhe “Man of Tomorrow” nga James Gunn.
Pavarësisht konkurrencës, “A Minecraft Movie 2” pritet të jetë një tjetër sukses për shkak të popullaritetit global të lojës dhe të dashurisë që publiku tregoi për filmin e parë.