Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prindërit shprehen se arsyeja kryesore për t’ua blerë telefonin fëmijëve është për të qenë në kontakt të vazhdueshëm. Por ky akses i hershëm sjell rreziqe; fëmijët përballen me përmbajtje toksike, cyberbullying dhe sfida në kontrollin emocional.
Studimi nënvizon këto pika kryesore:
Shumë prindër vendosin rregulla për përdorimin e ekranit, por vetëm pak i zbatojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Një pjesë e madhe e prindërve besojnë se efektet negative të rrjeteve sociale për fëmijët tejkalojnë përfitimet.
Për të balancuar teknologjinë me jetën reale, ekspertët sugjerojnë:
Përdorimin e telefonave të thjeshtë (për vetëm thirrje/text) për fillim.
Krijimin e “device familjare” që nuk i përket personalisht fëmijës, por përdoret për llogari të kontaktit.
Hartimin së bashku me fëmijët të rregullave për përdorimin e teknologjisë (pa telefon gjatë gjumit, gjatë ushqimit, gjatë detyrave) dhe që prindërit të jenë shembull me zakonet e tyre në rrjete sociale.
Ky studim na mëson se sfida sot nuk është t’i mbrojmë fëmijët nga teknologjia, por t’i mësojmë të rriten me të — me mençuri dhe kufij.