Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pedagogët në Shqipëri bojkotojnë mësimin në mbështetje të studentëve protestues

Të Tjera  |  21.10.2026 Ora 8:43   

Sindikata e Universiteteve në Shqipëri ka vendosur njëzëri bojkotimin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që po protestojnë. Bojkoti ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë.

Sipas deklaratës së sindikatës, studentët prej muajsh po kërkojnë arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri për jetën dhe pronën, si dhe llogaridhënie. Sindikata pretendon se, që nga 13 tetori, protestuesit janë përballur edhe me dhunë.

Pedagogët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës, si dhe përgjegjësi për personat që e kanë urdhëruar ose ushtruar atë. Ata kërkojnë gjithashtu trajtim dinjitoz për studentët e shoqëruar nga policia dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Sindikata u ka bërë thirrje drejtuesve të universiteteve të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve apo studentëve që marrin pjesë në protesta.

Përveç bojkotit, pedagogët kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në protestë çdo ditë, në orën 10:00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing