Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Përdorimi afatgjatë i melatoninës lidhet me rrezik më të lartë për dështim të zemrës, thotë studimi

Shëndeti  |  06.11.2025 Ora 8:19   
Një studim i ri ka sugjeruar se përdorimi afatgjatë i suplementit të melatoninës mund të lidhet me një rrezik më të lartë për dështim të zemrës.

Sipas analizës së të dhënave mjekësore të mbi 130 mijë personave, ata që kishin përdorur melatoninë për më shumë se një vit kishin 90% më shumë gjasa të zhvillonin dështim të zemrës në pesë vitet e ardhshme, krahasuar me ata që nuk e kishin përdorur.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se studimi nuk provon lidhje shkak-pasojë dhe se janë të nevojshme kërkime të tjera për të vërtetuar ndikimin e melatoninës në shëndetin kardiovaskular.

Rezultatet e hulumtimit do të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ndërsa mjekët rekomandojnë që përdoruesit e melatoninës të konsultohen me specialistë para se të ndërpresin suplementin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing