Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i ri i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, po e ndryshon imazhin kulinar të qytetit përmes dashurisë së tij për ushqimin dhe përkrahjes ndaj restoranteve të vogla e shitësve të rrugës.
Dikur reper me emrin “Mr. Cardamom”, Mamdani ka ndërtuar një lidhje të fortë me komunitetet përmes ushqimit. Ai shpesh viziton lokale si Kabab King në Queens apo Zyara në Astoria, duke i bërë këto vende “yll” në hartën gastronomike të Nju Jorkut.
Synimi i tij është të mbështesë bizneset e vogla dhe të reformojë sistemin e lejeve për shitësit ambulantë, për të ulur çmimet dhe për të ndihmuar emigrantët që jetojnë nga ushqimi i rrugës.
Për shumëkënd, Mamdani përfaqëson një frymë të re - një kryetar që përmes ushqimit promovon barazi, diversitet dhe kulturë të përbashkët në qytetin që kurrë nuk fle.