Ish-portieri i njohur i Ligës Premier, Shaka Hislop, ka bërë publike se po lufton me kancer agresiv të prostatës, i zbuluar pas një kontrolli rutinë rreth 18 muaj më parë.
Ai tregoi se analiza PSA rezultoi e lartë, ndërsa më pas MRI dhe biopsia konfirmuan diagnozën. Në dhjetor të vitit të kaluar iu nënshtrua një prostatektomie radikale, por disa muaj më vonë u zbulua se sëmundja ishte përhapur në kockën e legenit, duke e detyruar të fillojë terapi me ilaçe dhe një cikël prej më shumë se shtatë javësh radioterapie.
Hislop u bëri thirrje burrave mbi 50 vjeç të kryejnë kontrolle të rregullta, duke theksuar se zbulimi i hershëm shpëton jetë. Ish-reprezentuesi i Trinidad dhe Tobagos ka luajtur për klube si Reading, Newcastle, West Ham dhe Portsmouth, me mbi 220 paraqitje në Ligën Premier.