Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona e kishte bërë përforcimin e qendërmbrojtjes një prioritet për afatin e verës, por një nga objektivat kryesorë duket se po e afron më shumë drejt Real Madridit sesa drejt katalanasve.
Sipas drejtorit sportiv Deco, blaugranët kanë identifikuar disa lojtarë, përfshirë Marc Guehi, por konkurrenca për nënshkrimin e tij është e fortë dhe Barcelona nuk shihet si favorita.
Gjithashtu, katalanasit po ndjekin edhe Gonçalo Inacion dhe kanë shfaqur interes për Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund. Megjithatë, raportimet e fundit nga Sky Sport DE tregojnë se Schlotterbeck preferon një kalim te Bayern Munich ose Real Madrid, duke e vendosur Realin në krye të garës.
Aktualisht, Bayern i ka prioritet rinovimin e kontratës së Dayot Upamecano, ndërsa Dortmund shqetësohet se Schlotterbeck mund të largohet pa rinovim, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027.