Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sopranoja e njohur Adelina Paloja do të performojë si soliste në Sallën e Madhe të Koncerteve të Fryderyk Chopin University of Music në Varshavë më 26 shkurt 2026, duke festuar kështu ditën e sotme me një koncert të veçantë.
Ajo do të shoqërohet nga Orkestra Harkore e Filharmonia e Kosovës në performancën “Kosova në Tinguj – Sounds of Kosovo”, duke sjellë për publikun polak një shije të pasur të muzikës kosovare.
Ky koncert i veçantë, i zhvilluar në një nga sallat më prestigjioze muzikore në Poloni, është një mundësi unike për të promovuar kulturën dhe talentin kosovar para audiencës ndërkombëtare.