Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, ka treguar në një intervistë të fundit arsyet pse ka vendosur të shprehë hapur mbështetjen për popullin palestinez, ndryshe nga shumë figura publike që kanë zgjedhur të qëndrojnë në heshtje.
Në një bisedë për Variety, ai u shpreh se nuk e kupton pse dikush do të zgjidhte të mos fliste për një çështje që e konsideron të padrejtë, duke theksuar se si figurë publike ka mundësinë dhe përgjegjësinë të përdorë zërin e tij.
Bardem pranoi se qëndrimi i tij mund të ketë ndikuar në aspektin profesional, duke përmendur raste kur projekte apo bashkëpunime të mundshme nuk janë realizuar. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk është arsye për të heshtur, duke shtuar se karriera e tij nuk varet vetëm nga industria amerikane.
Aktori gjithashtu sqaroi se, ndërsa kritikon reagimin e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit, ai i konsideron ato sulme si një krim të rëndë.
Sipas Bardem, ai ka ndjerë njëkohësisht mbështetje dhe tension për qëndrimet e tij, duke pranuar se ekziston mundësia që disa ta kenë vendosur në një “listë të zezë”, edhe pse nuk ka prova konkrete për këtë.