Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar parashikimet më të fundit për ekonomitë e rajonit, duke vlerësuar se Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 3.6% gjatë këtij viti.
Sipas raportit, Shqipëria parashikohet të arrijë rritje prej 3.4%, ndërsa Serbia 2.8%, duke u renditur ndër ekonomitë me performancë më të ulët në rajon.
FMN thekson se rishikimet në ulje lidhen me pasiguritë globale, tensionet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në çmimet e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.
Institucioni vlerëson se ekonomitë në zhvillim mbeten të ndjeshme ndaj luhatjeve të jashtme, veçanërisht në sektorin energjetik dhe importet e lëndëve të para.