Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Oda Ekonomike e Kosovës ka publikuar raportin për tregtinë e jashtme të vitit 2025, i cili tregon rritje të importeve dhe thellim të deficitit tregtar në vend.
Sipas raportit, eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur në 942.1 milionë euro, duke shënuar rënie të lehtë prej 0.2% krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë, importet kanë arritur në mbi 7 miliardë euro, ose 11.3% më shumë se në vitin 2024.
Si pasojë, deficiti tregtar është rritur në mbi 6.1 miliardë euro.
Raporti thekson se Shqipëria mbetet partneri kryesor eksportues i Kosovës, pasuar nga Maqedonia e veriut, Gjermania, Zvicrra dhe Italia.
Në strukturën e eksporteve dominojnë metalet bazë, plastika, mobiliet dhe produktet minerale, ndërsa importet vazhdojnë të përqendrohen kryesisht në energji, naftë, automjete dhe pajisje industriale.
Raporti vlerëson se ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë varësi të lartë nga importi dhe rekomandon investime më të mëdha në prodhim vendor, energji të ripërtëritshme, bujqësi dhe teknologji për të rritur eksportet dhe ulur deficitin tregtar.