Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm 48-orësh në të gjithë Kosovo, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë, veçanërisht në ndërtimtari.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë realizuar 41 inspektime dhe 19 riinspektime. Në 16 raste është marrë vendim për ndalim të menjëhershëm të punimeve, ndërsa janë dhënë edhe 8 leje pune dhe 13 vërejtje për subjekte të ndryshme.
Gjithashtu, në 12 raste është konstatuar se parregullsitë e evidentuara më herët janë eliminuar.
Autoritetet theksuan se fokusi i aksionit ka qenë 100% sektori i ndërtimtarisë, për shkak të nivelit të lartë të rrezikut për punëtorët dhe shkeljeve të mundshme të standardeve të sigurisë.
Sipas Inspektoratit, vendimet për ndalim të punimeve lidhen drejtpërdrejt me procedurat për kundërvajtje, ndërsa të gjitha subjektet që janë ndaluar do të procedohen në gjykatë për shkeljet e konstatuara.
Ndërkohë, riinspektimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim monitorimin e përmirësimit të kushteve dhe respektimit të ligjit në terren.