Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkollat profesionale, një mundësi strategjike për vajzat në kosovë

Vendi  |  03.09.2026 Ora 9:19   
Kosova numëron mbi 60 shkolla profesionale në gjithë vendin, të cilat ofrojnë drejtime specifike që sigurojnë mundësi punësimi për të diplomuarit në Kosovë. Kjo sepse nevojat e tregut të punës në vend janë të lidhura ngushtë me aftësitë që ofrojnë shkollat profesionale, ndërsa bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm për fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Shumë profile, të cilat dikur konsideroheshin profesione teknike dhe kryesisht të përshtatshme për djem, tani po ndiqen edhe nga vajzat, të cilat po fitojnë aftësitë e duhura që u hapin dyert drejt punësimit të suksesshëm në fusha si ICT, programim, arkitekturë, agrobiznes, konfeksion, ngrohje dhe klimatizim, automekanikë, përpunim të metaleve, ndërtimtari, instalime elektrike dhe shumë profesione të tjera.

Në fillim të verës, shkollat e aftësimit profesional në mbarë Kosovën kanë organizuar “Ditët e Hapura” për t’i informuar të rinjtë për mundësitë që ofrojnë, përfshirë praktikën profesionale dhe lidhjen me tregun e punës. Të gjitha këto mundësi, në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, u hapin vajzave dyert drejt një karriere të qëndrueshme dhe mundësive për punësim të menjëhershëm.

“Ditët e Hapura” janë përkrahur nga organizata “Kosova Women 4 Women”, në kuadër të iniciativës “Her Path, Her Skills”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Nga kjo përvojë është e qartë se, për vajzat në shumë komuna të Kosovës, duhet të vazhdojmë të insistojmë që nxënësit dhe prindërit e tyre të marrin vendime të informuara për karrierën e tyre.

Arsimi profesional u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme, të pajisen me një diplomë të njohur dhe, mbi të gjitha, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun e punës.

Drejtohu në shkollën më të afërt profesionale në komunën ku jeton, merr informacione për profesionet dhe përzgjidh njërin prej tyre.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë.

Zgjidh shkollën për aftësi, zgjidh karrierën!
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing