Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kjo iniciativë globale synon të inkurajojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë e reja për të ndjekur karrierë në teknologji, duke i afruar ato më shumë me tregun e punës.
Pjesëmarrëset theksuan rëndësinë e përfshirjes në aktivitete sfiduese që zhvillojnë aftësitë profesionale dhe i përgatisin për të ardhmen. Ndërkohë, organizatorët vlerësuan këtë garë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit të vajzave në fushën e sigurisë kibernetike.
Ky aktivitet shënon një tjetër përpjekje konkrete për të promovuar barazinë dhe përfshirjen në sektorin e teknologjisë, i cili po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm në jetën moderne.