Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri i aktorit Scott Eastwood me temë nga Lufta e Dytë Botërore ka marrë reagime të përziera menjëherë pas publikimit të tij.
Filmi “Lucky Strike”, i cili zhvillohet gjatë Betejës së Bulge, ndjek historinë e një ushtari amerikan të plagosur që mbetet i izoluar pas vijave të armikut dhe përpiqet të mbijetojë me ndihmën e një radioje.
Sipas vlerësimeve të para, filmi ka marrë rreth 57% në platformën Rotten Tomatoes, duke u cilësuar nga kritikët si një prodhim mesatar, me momente të forta, por pa ndonjë risi të veçantë në zhanrin e filmave të luftës.
Në kastë marrin pjesë edhe Colin Hanks, Aunjanue Ellis-Taylor dhe Taylor John Smith.
Disa kritikë e kanë vlerësuar performancën e Eastwood dhe atmosferën e filmit, ndërsa të tjerë e kanë quajtur të parashikueshëm dhe pa tension të mjaftueshëm dramatik.