Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Janë zbuluar nominimet për edicionin e 78-të të çmimeve prestigjioze të televizionit, Primetime Emmy. Gara e këtij viti ka sjellë një përballje të fortë mes serialeve të reja dhe atyre që tashmë kanë krijuar bazë të fortë adhuruesish.
Drama mjekësore e HBO Max, "The Pitt", udhëheq listën me plot 25 nominime, duke u konfirmuar si favoritja kryesore në kategoritë e dramës. Pas saj, një sukses të jashtëzakonshëm ka shënuar horror-komedia e Apple TV, "Widow’s Bay", me 19 nominime. Ndërkaq, seriali i mirënjohur "The Bear" ka marrë nominim për komedinë më të mirë, por ka shokuar fansat me injorimin e yllit kryesor, Jeremy Allen White, i cili nuk u nominua për aktorin më të mirë.
Në kategorinë e aktores më të mirë në komedi pritet një "luftë civile" mes dy legjendave të televizionit: Lisa Kudrow (e njohur për rolin e Phoebe në Friends) për serialin The Comeback, dhe Jean Smart për Hacks.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve do të udhëhiqet nga aktorja e famshme e Law & Order, Mariska Hargitay, dhe do të transmetohet live të hënën, më 14 shtator.