Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktorja dhe këngëtarja e njohur Raven-Symoné ka konfirmuar zyrtarisht se filmat ikonikë të Disney Channel, "The Cheetah Girls", do të pasurohen me një pjesë të katërt. Filmi i ri do të titullohet The Cheetah Girls: Next Gen dhe tashmë ka hyrë në fazën e zhvillimit.
Përveç rolit të saj si producente ekzekutive, Raven do të rikthehet në rolin e saj legjendar si Galleria Garibaldi. Bashkë me të do të luajnë edhe dy anëtaret e tjera origjinale të grupit, Adrienne Bailon (Chanel) dhe Sabrina Bryan (Dorinda). Pjesë e kastit do të jenë edhe aktoret Lynn Whitfield dhe Lori Alter, të cilat luajtën rolet e nënave në dy filmat e parë.
Ky projekt synon të sjellë një gjeneratë të re të "Cheetah Girls", ku rolet kryesore do të luhen nga Leah Sava' Jeffries, Carmen Sanchez, Kaileen Chang dhe Sophie Lennon. Pjesë e kastit do të jetë edhe aktorja Sophia Bush. Xhirimet e këtij vazhdimi të shumëpritur pritet të fillojnë këtë muaj në Afrikën e Jugut.