Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Franshiza e njohur e animuar “Hotel Transylvania” do të vazhdojë me një film të ri. Sony Pictures Animation dhe Amazon MGM Studios kanë konfirmuar se filmi i pestë i serisë, i titulluar “The Haunting of Hotel Transylvania”, do të dalë në kinema më 8 tetor 2027.
Historia e re do të rikthejë Kont Drakulën, i cili tashmë po shijon pensionimin, ndërsa vajza e tij Mavis menaxhon hotelin. Por, disa ngjarje misterioze dhe të frikshme do ta detyrojnë grupin e përbindëshave të nisë një aventurë të re për të zbuluar të vërtetën.
Filmi i parë “Hotel Transylvania” u publikua në vitin 2012 dhe fitoi mbi 355 milionë dollarë në arkë, ndërsa seria ka arritur sukses të madh global, me mbi 1 miliard dollarë të ardhura nga katër filmat e parë.
Ende nuk është bërë e ditur se cilët aktorë do të rikthehen për zërat e personazheve, përfshirë Adam Sandlerin në rolin e Drakulës.