Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa shkëlqen në finalen e Kupës së Botës, tërheq vëmendjen me stilin e saj

Muzikë  |  20.07.2026 Ora 16:09   

 

Dua Lipa ishte një nga të ftuarat VIP në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, ku Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u shfaq në stadiumin MetLife në New Jersey së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner, ndërsa të dy u panë duke u larguar të kapur për dore pas përfundimit të ndeshjes.

Për këtë rast, Dua zgjodhi një kombinim sportiv dhe elegant, me bluzë të bardhë, xhinse, taka me motive kafshësh, një kapele të Kupës së Botës dhe një çantë Chanel. Nga ana tjetër, Callum u paraqit me një veshje të zezë dhe xhinse të gjera.

Çifti, që u martua civilisht në Londër pak muaj më parë dhe festoi martesën me një ceremoni në Palermo, ndoqi nga afër edhe spektaklin e pjesës së parë të finales, ku performuan emra të njohur të muzikës botërore.

Paraqitja e tyre në finalen e Botërorit tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke i rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes si një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing