Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studimi: Shumica e ushqimeve për fëmijë të vegjël në SHBA janë ultra të përpunuara

Bota  |  29.07.2026 Ora 8:09   

Një studim i ri ka zbuluar se rreth 80% e ushqimeve të shitura për fëmijët e vegjël në Shtetet e Bashkuara janë produkte ultra të përpunuara, ndërsa shumë prej tyre nuk përmbushin standardet ushqyese të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hulumtuesit analizuan mbi 2 mijë e 700 produkte për fëmijë nga 6 deri në 36 muaj dhe gjetën se shumë prej tyre kishin nivele të larta sheqeri, kripe dhe yndyrash të ngopura.

Sipas ekspertëve, ushqime si qeskat me fruta, baret me tërshërë, makaronat e gatshme me djathë dhe disa produkte me mish përmbajnë shpesh më shumë sheqer, kripë apo aditivë sesa prindërit mund ta kuptojnë vetëm nga paketimi.

Ekspertët theksojnë se vitet e para të jetës janë vendimtare për zhvillimin e trurit dhe krijimin e zakoneve ushqimore. Ata rekomandojnë që prindërit të kontrollojnë etiketat dhe, sa herë është e mundur, të zgjedhin ushqime më pak të përpunuara si fruta, perime, drithëra dhe ushqime të përgatitura në shtëpi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing