Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disney+ ka publikuar një listë me 14 filma dhe një serial që rekomandohet të shikohen para premierës së Avengers: Doomsday, e cila është planifikuar për 18 dhjetor 2026.
Lista përfshin filma të rëndësishëm të sagës Avengers, por edhe produksione që lidhen me multiversin, X-Men dhe personazhet që pritet të kenë rol në filmin e ri.
Mes tyre janë:
Lista ka nxitur edhe teori të reja te fansat, sidomos për shkak të përfshirjes së Deadpool & Wolverine dhe Spider-Man: No Way Home. Kjo ka rikthyer spekulimet për rikthimin e aktorëve si Hugh Jackman, Ryan Reynolds, Tobey Maguire dhe Andrew Garfield, edhe pse paraqitjet e tyre nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Në qendër të Avengers: Doomsday do të jetë gjithashtu Robert Downey Jr., i cili rikthehet në MCU, por këtë herë jo si Iron Man – ai do të luajë Doctor Doom.
Filmi pritet të jetë një pikë kulmore e Multiverse Saga dhe do të shënojë një tjetër kapitull të madh për Marvel.
“Avengers: Doomsday” pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor 2026.