Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Warner Bros. po përgatit adaptimin filmik të romanit bestseller “Theo of Golden”, me aktorin fitues të Oscarit, Tom Hanks, në rolin kryesor.
Romani i Allen Levi u publikua fillimisht në mënyrë të pavarur në vitin 2023, por me kalimin e kohës fitoi një numër të madh lexuesish. Deri tani, libri ka shitur më shumë se 3.5 milionë kopje vetëm në SHBA.
Sipas raportimeve, negociatat për filmin janë pranë përfundimit. Hanks pritet të interpretojë personazhin kryesor, Theo, si dhe të jetë producent ekzekutiv.
Historia ndjek Theo-n, i cili përpiqet të përshtatet me jetën në një qytet të ri. Një ditë, ai gjen në një kafene disa portrete të vizatuara me dorë dhe vendos t’i blejë me synimin për t’ua kthyer artistëve që i kanë krijuar. Gjatë kësaj aventure, Theo përballet edhe me tragjedi nga e kaluara e tij.
Tom Hanks ka një përvojë të gjatë me adaptimet nga librat, përfshirë filma si “Forrest Gump”, “The Green Mile” dhe “The Da Vinci Code”.
Ndërkohë, Hanks pritet të shfaqet edhe në projekte të tjera, përfshirë “Greyhound 2” dhe “The Comebacker”.