Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“How to Lose a Guy in 10 Days” mund të rikthehet me Kate Hudson dhe Matthew McConaughey

Film  |  25.08.2026 Ora 8:16   

Një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000, How to Lose a Guy in 10 Days, mund të rikthehet me një vazhdim të ri.

How to Lose a Guy in 10 Days

Sipas raportimeve, Kate Hudson do të rikthehet si producente e projektit të ri dhe studioja Paramount synon që ajo dhe Matthew McConaughey të reprizojnë rolet e tyre si Andie dhe Benjamin.

Filmi është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe aktualisht po kërkohet skenaristi. As Hudson, as McConaughey nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rikthimin.

Filmi origjinal i vitit 2003 u bë një hit i madh dhe fitoi rreth 177.5 milionë dollarë në mbarë botën. Historia tregonte për Andie, një gazetare që për një artikull vendos të provojë mënyra për ta larguar një mashkull brenda 10 ditësh, pa e ditur se edhe ai kishte një qëllim të fshehtë.

Tani, më shumë se dy dekada më vonë, fansat mund të kenë mundësinë t’i shohin sërish Hudson dhe McConaughey së bashku në ekran.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing