Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Robert Pattinson po perballet me kritika per interpretimin e gazetarit televiziv Chris Hansen ne filmin e ri thriller, “Primetime”, te prodhuar nga A24.
Filmi bazohet ne ngjarje reale dhe fokusohet te periudha kur Hansen ishte drejtues i emisionit “To Catch a Predator”, i njohur per ekspozimin e personave te dyshuar per abuzime seksuale.
Vete Hansen ka komentuar interpretimin e Pattinson, duke thene se aktori ka bere nje imitim mjaft te mire, por se performanca i duket “teper dramatike”. Ai gjithashtu ka theksuar se personazhi ne film thote dhe ben gjera qe nuk i ka bere apo thene ai ne jeten reale.
Hansen ka sqaruar se “Primetime” eshte nje veper artistike e bazuar ne ngjarje reale dhe jo nje paraqitje plotesisht faktike e jetes se tij.
Ai ka treguar gjithashtu se nuk e ka pare filmin e plote, pasi nuk pranoi te nenshkruante dokumentet e kerkuara nga A24 per nje shfaqje private. Sipas nje burimi prane studios, dokumentet ishin nje marreveshje konfidencialiteti tipike per nje shfaqje private para premieres.
“Primetime”, me Robert Pattinson ne rolin kryesor, do te shfaqet ne kinema me 25 shtator.