Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lisa Kudrow, e njohur për rolin e Phoebe Buffay në serialin “Friends”, ka treguar kërkesën e fansave që e refuzon gjithmonë. Aktorja 63-vjeçare tha se nuk e ka problem kur fansat e thërrasin me emrin e personazhit apo i kërkojnë të përsërisë batutat e saj të famshme, por nuk dëshiron të këndojë këngën “Smelly Cat”. “Unë nuk dua ta bëj këtë. Vërtet nuk dua ta bëj”, tha Kudrow në një intervistë për “Fresh Air”.
Gjatë intervistës, ajo foli me nostalgji për vitet në “Friends” dhe marrëdhënien e veçantë me Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry. Kudrow tha se grupi kishte krijuar një lidhje të fortë dhe respekt të ndërsjellë, por miqësia kërkonte edhe përpjekje për t’u ruajtur ndër vite. Aktorja kujtoi se ata siguroheshin të kalonin kohë së bashku, madje luanin edhe poker gjatë pushimeve mes xhirimeve.