Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

John Williams rikthehet te “Star Wars” me një performancë emocionuese për fansat

Film  |  07.09.2026 Ora 8:16   

Kompozitori legjendar John Williams ka surprizuar fansat e “Star Wars” me një paraqitje të rrallë publike, duke rikthyer në skenë një nga meloditë më të njohura të sagës.

Williams, autori i muzikës për të nëntë filmat e sagës “Skywalker”, u ngjit në skenën e Hollywood Bowl në Los Angeles gjatë eventit “Maestro of the Movies: A Tribute to John Williams”.

Në një moment të papritur për publikun, ai mori drejtimin e orkestrës për një interpretim të veçantë të “The Imperial March”, temës ikonike të personazhit Darth Vader nga filmi “The Empire Strikes Back” i vitit 1980.

Performanca nuk ishte pjesë e programit të paralajmëruar dhe emocionoi fansat, pasi daljet publike të Williams si dirigjent janë bërë gjithnjë e më të rralla.

John Williams, i cili ka një karrierë mbi 60-vjeçare, ka krijuar muzikën për më shumë se 100 filma të njohur, përfshirë “Indiana Jones”, “Jurassic Park”, “Jaws”, “E.T.” dhe filmat e parë të “Harry Potter”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing